Administrata Biden ka urdhëruar qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që menjëherë të ndaloj financimin e projekteve intensive të karbonit nga karburantete fosile jashtë vendit dhe të prioritizojë bashkëpunime botërore për të vendosur teknologji të energjisë së pastër, përcjell Retuers.
Është raportuar se përpjekjet e qeverisë së SHBA duhet të reflektoj objektivat e përcaktuar në urdhërin ekzekutiv që synon të ndaloj mbështetjen financiare Amerikane të thëngjillit dhe projekteve energjetike intensive të karbonit jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Objektivi i politikës… është të sigurohet që shumica dërrmuese e angazhimeve ndërkombëtare të energjisë së SHBA-së të promovojnë energjinë e pastër, të avancojnë teknologjitë inovative, të nxisin konkurrencën e teknologjisë së pastër të SHBA-së dhe të mbështesin tranzicionet neto zero, me përjashtim të rasteve të rralla kur ka akses imponues për sigurinë kombëtare, gjeostrategjike, ose zhvillim/energji përfitimet e qasjes dhe asnjë alternativë e qëndrueshme me karbon më të ulët përmbushin të njëjtat qëllime”, thuhet në një kabllogram.
Politika definon “karbon-intenzive” përpjekjet ndërkombëtare të energjisë si projekte të cilat kanë një intenzitet të gazrave serrë më të lartë se një vlerë pragu të ciklit jetësor prej 250 gram dioksid karboni për kilovat orë dhe përfshin qymyrin, gazin ose naftën.
Politika ndalon çdo financim të qeverisë amerikane të projekteve të qymyrit jashtë shtetit që nuk kapin ose kapin vetëm pjesërisht emetimet e karbonit, duke i lejuar agjencitë federale të angazhohen në prodhimin e qymyrit vetëm nëse projekti demonstron kapjen e plotë të emetimeve ose është pjesë e një ndërprerjeje të përshpejtuar.
Përjashton projekte karbon-intenzive për dy arsye: ato konsiderohen të nevojshme për arsye sigurie kombëtare ose gjeostrategjike ose janë thelbësore për të ofruar akses energjetik në zonat e cenueshme.
Politika zyrtarizon objektivat e përcaktuar nga administrate në urdhëra të mëhershëm ekzekutiv dhe udhëzime politike dhe ka ritheksuar në forume multilaterale sic ishin G7 në Francë dhe samiti i klimës nga OKB në vjeshtë.
Tek samiti i OKB për klimën në Skoci, administrate Biden është zotuar sëbashku me 40 vende dhe pesë institucione financiare që të ndalin financime të reja ndërkombëtare për energjinë e pandërprerë të lëndëve djegëse fosile deri në fund të vitit 2022, me përjashtim të rasteve të kufizuara.
Kujtojmë se pas dështimit të projektit të ndërtimit të termocentralit të ri me thëngjill me kompaninë amerikane të listuar në Londër, ContourGlobal, qeveria e Kosovës ka refuzuar, ndonëse jo përgjithmonë, mundësinë e zhvillimit të infrastrukturës së gazit në Kosovë, projekt që përfshinte edhe ndërtimin e një termocentrali të gazit me kapacitet prej 250MW.
Financimi i pjesshëm për zhvillimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë u propozua të financohet nga një paketë financiare prej 200 milionëshe e ofruar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit në përpjekje për të zhvilluar më tej sektorin energjetik të Kosovës dhe për të lehtësuar tranzicionin e dekarbonizimit për Kosovën./kosovo.energy/