Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë sot se ka përmirësim të gjendjes së furnizimit me energji elektrike.
Ai në një konferencë për media deklaroi se përmirësimi ka ardhur pasi çmimet në tregjet ndërkombëtare kanë rënë dhe se ka rënë kërkesa për energji elektrike.
Buzhala tha se tani edhe reduktimet janë më të vogla krahasuar me ditët e kaluara.
“Nëse ka pasur reduktime nga dy orë, tashmë reduktimet janë shumë të vogla”, tha ai.









