Çmimi për emetimin e dioksidit të karbonit është rritur javën që lëmë pas, duke arritur nivel rekord prej 80 euro për ton në Bashkimin Evropian, përcjell balkangreenenergynews.
Çmimi i lejeve për emetimin e dioksidit të karbonit (CO2) është rritur 140 përqind këtë vit.
Dhjetorin e vitit të kaluar, poashtu ishte shënuar një rekord i ri por në atë kohë shënonte 31 euro për ton, gjersa në fund të muajit gusht të këtij viti kishte arritur rekordin prej 60 euro për ton CO2 të emetuar.
Çmimet e karbonit janë të ndikuar nga faktorë duke përfshirë këtu agjendën e koalicionit qeverisës në Gjermani, rritjen e prodhimit të termocentraleve të thëngjillit dhe të gazit, dhe cështjeve teknike.
Partitë që pritet të formojnë qeverinë në Gjermani janë dakorduar që të ndalojnë uljen e çmimit të karbonit nën 60 euro në planifikim afatgjatë, duke shtuar se do të themelojnë një çmim dysheme kombëtar.
Për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, të shtyra nga gazi natyror, djegia e thëngjillit për gjenerim të energjisë elektrike është bërë profitabile, mirëpo lejet e CO2 duhet të mbulojnë rritjen e prodhimit.
Presioni mund të vazhdojë teksa pjesëmarrësit e tregut nuk presin që çmimet e energjisë elektrike të qetësohen në muajt e ardhshëm.
Disa cështje teknike poashtu kanë shtyrë rritjen e çmimit të CO2.
Sipas Bloomberg, shumë opsione për karbonin me 80 euro deri në fund të vitit janë caktuar të skadojnë më 15 dhjetor.
Mbase është duke i shtyrë investitorët që kanë shitur opsionet pa para për të menaxhuar rrezikun e tyre duke blerë kontrata të së ardhmes. Ankandi përfundimtar vjetor i BE-së është gjithashtu një faktor. Është caktuar për datën 20 dhjetor, përcjell balkangreenenergynews.