Çmimet po shkojnë lart e më lart.
Inflacioni në nëntor të këtij viti ishte për 6.9% më i madh krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, 2020.
E gjitha kjo erdhi si rezultat i shtrenjtimit të shumicës së produkteve.
Buka e drithërat u shtrenjtuan për 7.3 %, qumështi, djathi dhe vezët për 4.0%.
Perimet për 1.1%, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsira për 4.2%.
Rritje pati edhe te vajrat dhe yndyrat ushqimore, 3.8%.
Ngritja e çmimeve, sipas Selatin Kaçanikut nga organizata “Konsumatori”, ka varfëruar shportën e konsumatorit.
“Shtresa e varfër tashmë është falimentuar shkaku i ngritjes së çmimeve. Kur flasim për ngritjen e çmimeve një gjë duhet ta kemi të qartë, ne si qytetarë jo vetëm që kemi ngritje të çmimeve, por edhe manipulim të afateve të skandencës, të peshës së produkteve etj”, u shpreh Kaçaniku për “Front Online”
Ato nuk do të stabilizohen deri kah mesi i vitit të ardhshëm 2022.
Ekonomisti Erton Bega thotë se kjo do të ndodh kur të rregullohen disa faktorë që derivojnë nga tregu global e të cilët në fakt ishin edhe ata që e shkaktuan inflacionin në Kosovë.
“Inflacioni është i importuar. Rritja e kërkesës për mallra i ka zënë të papritur prodhuesit globalë. Kërkesa e ka kaluar ofertën dhe për rrjedhojë çmimet janë rrit. Ky është faktori i parë. Faktori i dytë është presioni që po vjen nga kriza energjetike në tregun global”, theksoi ai.
Çmimet e nëntorit 2021 krahasuar me ato të tetorit 2021 u rritën për 1,2%.
Si për mësysh, pos pemët u liruan për -5.9% në dallimin midis këtyre dy muajve.