Ndërmarrja publike Termokos ka njoftuar se ka ndërprerë frunizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët e saj në Prishtinë sot, si pasojë e pamundësisë së tyre për furnizim me avull nga KEK-u.
Përmes një njoftimi në facebook, ata kanë treguar se aktualisht vetëm klinikat e QKUK-së janë duke u furnizuar me ngrohje.
“NP “Termokos” Sh.A., njofton opinionin e gjerë, përkatësisht gjithë konsumatorët se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftimin e tyre.
Termokosi u kërkoi prej qytetarëve mirëkuptim, deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje. /Buletini Ekonomik/