Qeveria Federale e Gjermanisë do të marrë më shumë se 400 miliardë euro hua në vitin 2022 ndërsa këtë do ta bëjë për të tretin vit radhazi.
Në njoftimin e agjencisë financiare gjermane, e cila menaxhon huamarrjen dhe borxhin e qeverisë gjermane, thuhet se vitin e ardhshëm planifikohet huamarrje prej 410 miliardë eurosh.
Qeveria federale ka shlyer borxh në vlerë prej 322 miliardë euro në vitin 2021.
Në vitin 2021, qeveria gjermane mori hua një shumë rekord prej rreth 483 miliardë eurosh për të financuar stimujt e paralajmëruar për shkak të epidemisë së koronavirusit, ndërsa një vit më parë mori hua 407 miliardë euro.
Borxhi publik i Gjermanisë u rrit për 46.3 miliardë euro në tremujorin e dytë të këtij viti krahasuar me tremujorin paraardhës dhe arriti në afërsisht 2 trilionë e 256 miliardë euro.
Ndërkohë, parlamenti gjerman ka pezulluar mekanizmin kushtetues për ndalimin e borxhit në vitin 2020, kur filloi kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, duke i lejuar qeverisë kredi të reja për të financuar masat COVID-19. Pritet që ndalimi i borxhit të mbetet deri në fund të vitit të ardhshëm.
Derisa Gjermania ka për qëllim sërish të vendos mekanizmin për ndalimin e borxhit nga viti 2023, presioni mbi buxhetin federal pritet të rritet me rritjen e masave për COVID-19 dhe shpenzimet për investime.