Në vendin tonë, remitencat zënë një vend tejet të rëndësishëm për ekonominë. Por a keni menduar mbi mënyrat e transferimit të mjeteve të diasporës në Kosovë?
Ekzistojnë tri modele, si:
- Përmes transfereve bankare;
- Përmes transfereve përmes IFJB (Institucion Financiar Jo Bankar) apo
- Përmes transportit cash gjatë vizitave periodike në vendlindje;
Sa i përket asaj se cila nga këto është më e lirë për qytetarin, pa dyshim se paraja e transportuar në xhep ka koston më të lirë, por njëkohësisht i ekspozohet rreziqeve nga më të ndryshmet, dhe për këtë edhe nuk preferohet. Ndërsa, në mes të transferimit të mjeteve me bankë apo me IFJB, ka indikatorë të shumtë që ndikojnë, për atë përgjigja është e pamundur si e përgjithësuar.
Ndërsa, se cila nga mënyrat do të ishte më e sigurtë, është metoda përmes transferit bankar, pasi që e njëjta, në momentin që nuk arrin në llogarinë e përfituesit final, sikurse është urdhëruar, kthehet prapa tek urdhëruesi i transferit dhe paratë nuk humbasin.
Sidoqoftë, në fokusin e këtij shkrimi janë disa prej elementeve që urdhëruesi i transferit të mjeteve nga një vend jashtë Kosovës, duhet ti ketë parasysh kur bën transfer të mjeteve për një llogari përfituese në Kosovë. Ai duhet ti ketë këto informata:
- Emrin, Mbiemrin e Përfituesit;
- Adresën e Përfituesit;
- Për të gjitha transferet është e preferueshme të shënohet edhe arsyeja e transferit që do të realizohet. Në të kundërtën, mund të ketë vonesa gjatë transferimit të tyre, eventualisht të anulohet transferimi i tyre;
- Emrin e Bankës së Përfituesit;
- Adresen e Bankës së Përfituesit;
- Kodin e shtetit të Përfituesit. E që në rastin e Kosovës është XK05;
- Numrin e Llogarisë së Përfituesit;
Kodi i shtetit dhe numri i llogarisë së bashku quhen me një emër IBAN (International Bank Account Number), është 20 shifror, dhe në fillim shkruhet Kodi 4 shifror i shtetit, e pastaj 16 shifrat e numrit të llogarisë.
- SWIFT kodin e bankës në të cilën Përfituesi e ka llogarinë bankare (dhe në të cilën do të transferohen mjetet). Secila bankë në botë ka një numër unik SWIFT, ndërsa më poshtë do i listojmë SWIFT kodet për disa nga bankat e vendit, e të cilat janë publike.
Fakte Interesante:
- Dy shifrat e para të numrit 16 shifror të llogarisë identifikojnë se për cilën bankë bëhet fjalë, dhe shembujt janë sikurse në tabelën e mësipërme;
- IBAN ka filluar të aplikohet në Kosovë që nga 01.02.2015;
- Kur mjetet dalin nga një llogari, në bankë njihet si debitim i llogarisë, ndërsa kur mjetet shtohen në një llogari, kemi të bëj me kreditim të llogarisë;
- Në rast se mjetet inicohen të transferohen nga një valutë (psh ne CHF zvicrrane), në një valutë tjetër (përfituesit do ti kreditohet llogaria në EUR), ne ju këshillojmë që fillimisht mjetet të konvertohen me një normë speciale (nëse aplikohet), ashtu që të mos i mbetet bankës që t’ua konvertojë me normë të sistemit, pasi që ndonjëherë di të jetë norma e pavolitshme.
Përgatiti: Kushtrim Morina
Konsulent Finaciar