Java nis me ‘shi’ për valutat kryesore – Rënie e fortë e monedhës europiane

Monedha europiane ka regjistruar rënie të ndjeshme të vlerës këtë të hënë duke u blerë sot me 119.9 lekë dhe duke u shitur me 120.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Dollari amerikan gjithashtu ka pësuar një rënie të vlerë mëngjesin e sotëm pasi në raport me javën e kaluar blihet sot me 105.7 lekë dhe shitet me 106.5 lekë.

Paundi britanik ka shënuar zbritje të kuotës këtë mëngjes pasi në raport me javën që lamë pas blihet sot me 141.2 lekë dhe shitet me 142.3 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane nuk bën përjashtim nga valutat e tjera duke u dobësuar ndjeshëm teksa blihet sot me 114.7 lekë dhe shitet me 115.6 lekë./SCAN TV/