24 vjet me Euron

Fotografi ilustruese

Që nga 1 janari i vitit 1999, Evropa ka monedhën e saj, euron. Në këtë datë euro zëvendësoi monedhat kombëtare të 11 vendeve: Austrisë, Belgjikës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Irlandës, Italisë, Luksemburgut, Portugalisë dhe Spanjës, me përjashtim të Britanisë, Danimarkës, Greqisë dhe Suedisë.

Në 1 janar 2001 ajo zëvendësoi edhe monedhën e Greqisë. Ndërsa prej 1 janarit 2023, Kroacia do të bëhet shteti i 20-të, anëtar i Bashkimit Evropian, që i bashkohet Eurozonës dhe pas më shumë se një dekade, anëtarja e 27-të e zonës Shengen.

Kalimi në një monedhe të vetme të eurozonës e cila numëron rreth 300 milionë qytetarë evropianë, paraqiti përfitime të mëdha si për konsumatorët, ashtu dhe për biznesin.

Reklama e sponzorizuar

Gjithashtu lehtësoi këmbimet e mallrave dhe të shërbimeve midis vendeve pjesëmarrëse, duke forcuar kështu tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

Për eksportet dhe importet e kompanive, rreziku i kurseve luhatëse të këmbimit është i kufizuar në tregtinë me vendet jashtë eurozonës.