Prodhuesi suedez i baterive, Northvolt, do të ndërtojë së bashku me firmen portugeze Galp Energia, fabriken për përpunimin e litiumit, transmeton Reuters, përcjell Buletini Ekonomik.
Vlersohet se investimi për këtë fabrikë do të jetë rreth 700 milionë euro dhe është si përgjigjie e rritjes së ndjeshme të kërkesës për bateri të litiumit për makina elektrike.
Ndërmarrja e përbashkët Aurora (në pronësi 50/50 për qind) do të administrojë fabrikën e cila do ta ketë prodhimin fillestar me kapacitet deri në 35 mijë tonë hidroksid të litiumit, materialet kyç për prodhimin e baterive të litiumit, ka kumtuar sot kompania suedeze.
Nortvolt, aksionari më i madh i së cilës është Volkswagen ka kumtuar se fabrika në Portugali do të jetë më e madhja në Evropë dhe do të fillojë punën komerciale në vitin 2026.
Vlersohet se do të hapen 1500 vende pune, ndërsa vendimi për lokacion të fabrikës dhe shumën përfundimtare të investimeve ende nuk është saktësuar.
“Ndërmarrja e përbashkët aktualisht është duke bërë studimet teknike dhe ekonomike dhe po shqyrton disa lokacione të mundshme”, theksohet në komunikatën e Nortvolt.
Derisa Kina edhe më tutje është selia e rreth 80 për qind të prodhimit global të qelive të litiumit, Nortvolt ka për qëllim që të fitojë lojtarët e mëdhenj aziatik siç janë Catl dhe Lgchem.
“Zgjerimi i zingjirit të ri evropian të vlerave duke llogaritur këtu edhe lëndën e parë është me rendësi të veçantë”, ka thënë bashkëthemeluesi i Nortvolt, Paulo Çeruti.
Më shumë së gjysma e litiumit botëror shfrytëzohet për prodhimin e baterive të mbushura të cilat ndër të tjera shfrytëzohen edhe në telefonat mobil dhe laptop./Buletini Ekonomik/