Çmimet e gazit në Europë sot janë ngritur sërish që në hapjen e tregtimit të sotshëm për 7 për qind, gjegjësisht ka shkuar çmimi mbi 1 mijë e 700 dollarë për 1 mijë metra kub gaz.
Këtë e kanë treguar sot të dhënat e berzes londineze ICE. Çmimi i dërgesave të gazit në janar të vitit të ardhshëm janë paraparë të jenë sot në mengjes në tregun holandez TTF, 1 mijë e 732 dollarë për 1 mijë metra kub, ose 148.87 euro për 1 mijë metra kub, transmetojnë mediat botërore, përcjell Buletini Ekonomik.
Në mbylljen e tregtimit europian të gazit të premten, çmimi i gazit ka qenë 1.560 dollarë për 1 mijë metra kub gaz./Buletini Ekonomik/