Rënie e ndjeshme e valutave kryesore

Monedha europiane ka shënuar një rënie të ndjeshme këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë sot me 120.4 lekë dhe është shitur me 121.1 lekë.

Ndërkaq Paundi britanik mbetet njësoj si dje në blerje me 140.9 lekë dhe në shitje me 141.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke mos regjistruar luhatje.

Dollari amerikan ka pësuar një zhvlerësim të kuotës ën raport me monedhën vendase duke u blerë këtë të enjte me 106.3 lekë dhe duke u shitur me 107.2 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Franga zvicerane është dobësuar ndjeshëm mëngjesin e sotëm teksa blihet me 114.8 lekë dhe shitet me 115.7 lekë./SCAN TV/