Reshjet e borës, Ministria e Infrastrukturës njofton si është gjendja në rrugët e Kosovës

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se pash reshjeve të borës dhe shiut, gjendja në rrugët e Kosovës është e mirë.

Sipas njoftimit të  gjitha rrugët janë të qarkullueshme përpos ne viset malore, ku apelohet të vozitet  me kujdes të shtuar.

“Kompanitë kanë intervenuar gjatë tërë natës në pastrimin e rrugëve. Edhe rrugët malore: Kullë, Boge Bajgore dhe rrugët tjera janë të hapura. Kërkojmë nga ana e vozitësve që te respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe”, thuhet në njoftimin e MI-së.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe sot mbi vendin tonë është njoftuar nga se do të mbajë mot i vranët me reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.