Rizvanolli kërkon nga deputetët ta miratojnë vendimin e qeverisë për masat e emergjencës me energji elektrike

Kuvendi i Kosovës

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për vendimin e qeverisë për masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë. 

Rizvanolli tha se masat nuk do të thotë që mund të vendosen menjëherë por të njëjtat ia japin të drejtën qeverisë që të marrë masa sipas rekomandimeve.

“Masat janë të përkohshme që kanë për qëllim zbutjen e gjendjes me energji, masat publikohen nga ministria.Vendosja e masave emergjente nuk do të thotë që masat vendosen menjëherë por kjo ia jep të drejtën qeverisë që në bazë të rekomandimeve të komitetit teknik emergjent të ndërmarrë masa sipas nevojës dhe për kohëzgjatjen që konsiderohet e domosdoshme për të kaluar krizën më lehtë andaj deputetë ju ftoj ta aprovoni këtë vendim. Aprovimi i mundëson qeverisë të fillojë zbatimin e masave menjëherë dhe i njëjti kërkon miratim nga Kuvendi. ”, ka thënë Rizvanolli në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Reklama e sponzorizuar

Rizvanolli tha se KOSTT ka marrë vërejtje që të ndërprejë devijimet shkaku i konsumit të lartë.

“Sistemi elektroenergjetik i Kosovës është duke u përballur me vështirësi shkaku i konsumit të madh dhe krizës globale që ka rezultuar me rritje enorme të energjisë elektrike në bursë. Duke marrë parasysh se 85% janë konsumatorë shtëpiak kërkesa është rritur dukshëm, KOSTT ka marrë vërejtje që kanë kërkuar në mënyrë strikte ndërprerjen e devijimeve në ndaj rrjetit interkonjektiv evropian”, vazhdoi Rizvanolli.