‘Rrëzohen’ valutat kryesore përballë lekut – Dobësohen ndjeshëm Paundi dhe Dollari

Paundi britanik ka humbur pikë mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 140.5 lekë dhe duke u shitur me 141.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me ditën e djeshme.

Dollari amerikan gjithashtu ka humbur pikë këtë të martë pasi në raport me dje blihet sot me 106.4 lekë dhe shitet me 107.3 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Monedha europiane ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës këtë mëngjes pasi krahasuar me ditën e hënë blihet sot me 120.4 lekë dhe shitet me  121 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane ka regjistruar rënie të kuotës duke u blerë sot me 115.3 lekë dhe duke u shitur me 116.2 lekë në raport me një ditë më parë./ SCAN TV/