Euro dhe frangu do të barazohen

Euro po vazhdon të dobësohet kundrejt frangut dhe së shpejti mund të vlejë po aq.

Ky është parashikimi i ekonomistit Jan-Egbert Sturm nga Universiteti ETH në Cyrih, raportojnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Ai thotë se arsyeja kryesore është inflacioni. Norma në eurozonë është aktualisht në 5%. Sturm thotë se pret që diferenca e inflacionit të vazhdojë dhe euro do të mbetet e dobët.

Reklama e sponzorizuar

Euro aktualisht vlen rreth 1.04 franga. Kur u lansua monedha e vetme, ajo vlente 1.50.

Frangu i fortë është problem për eksportuesit zviceranë, pasi i bën produktet e tyre më të shtrenjta.