Qeveria përfiton mbi 12 milionë euro nga Gjermania për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në Termokos

Ndërmarrja Termokos

Ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se Qeveria Gjermane ka dhuruar edhe 12.65 milionë euro shtesë për projektin e ngrohjes qëndrore me energji solare që pritet të fillojë shumë shpejt.

Në një njoftim në Facebook, ai ka thënë se këto mjete do të jenë grant, dhe e sjellin në mbi 26 milionë euro gjithsej kontributin e Qeverisë Gjermane në formë granti për këtë projekt.

Sipas tij, projekti në fjalë parasheh rritjen e kapacitetit për ngrohje qëndrore, dhe mundëson zgjerimin e mëtejmë të rrjetit të Termokos-it, duke mundësuar efiçiencë shtesë e shfrytëzim të burimeve të ripërtërishme.

Reklama e sponzorizuar

“Kjo po ashtu nënkupton që më shumë familje të kenë ngrohje me çmim të përballueshëm, duke rezultuar kështu edhe në zvogëlim të konsumit të energjisë elektrike që përdoret për ngrohje”, përfundon njoftimi i tij./Buletini Ekonomik/