Dollari amerikan blihet sot me 107.2 lekë dhe shitet me 108.3 lekë duke regjistruar kështu një rritje të ndjeshme nga dita e djeshme.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane blihet sot me 120.7 lekë dhe shitet me 121.3 lekë duke shënuar një rritje të lehtë të vlerës nga dje.
Paundi britanik është blerë mëngjesin e sotëm me 143.7 lekë dhe është shitur me 145 lekë me një rritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane gjithashtu ka pasur një rritje të kuotës këtë mëngjes pasi në raport me dje blihet sot me 115.8 lekë dhe shitet me 116.7 lekë./SCAN TV/