Borxhi publik i Kosovës e kalon 1.5 miliardëshin

Borxhi publik i matur në tremujorin e tretë 2021, ka arritur në 1.66 miliardë euro, që është për 23.4 për qind më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020, thuhet në raportin e BQK-së mbi vlerësim tremujor të ekonomisë.

Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në 23.0 për qind, nga 19.9 për qind sa ishte në tremujorin e tretë 2020, përcjell Buletini Ekonomik.

“Rritja e borxhit publik i atribuohet rritjes së borxhit të jashtëm publik pёr 39.8 për qind (qё ka arritur nё 569.5 milionë euro), si dhe rritjes sё borxhit tё brendshëm prej 16.2 për qind (që ka arritur në 1.09 miliardë euro)”, thuhet në raport.

Reklama e sponzorizuar

Pragu i borxhit publik, i paraparë me ligj në Kosovë, është 40 për qind e BPV-sё, rrjedhimisht niveli i borxhit publik prej 23.0 për qind e mbanë Kosovën në pozitën e vendit me shkallën më të ulët të borxhit publik krahasuar me vendet e rajonit.

Sidoqoftë, ky nivel i ulët i borxhit publik mund të rritet shpejt në të ardhmen, si rezultat ndikimeve negative të pandemisë Covid-19 në ekonominë e Kosovës dhe planeve të qeverisë për ta financuar deficitin buxhetor nëpërmjet borxhit publik. /Buletini Ekonomik/