Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike në Kosovë më 2021 ishte 9.9%

Fehmi Mehmeti- Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka thënë se rritja ekonomike në vitin 2021 në Kosovë ishte 9,9%.

Ndërsa për remitenca, ai tha se ato arritën në 1.5 miliard euro.

Roli i BQK-së në ruajtjen e stabilitetit financiar në vend gjatë kohës së pandemisë, sipas guvernatorit Mehmeti, ka qenë krucial.

Reklama e sponzorizuar

“Me fillimin e pandemisë ne kemi marrë masat e duhura për menaxhimin e aspekteve financiara që janë përgjegjësi e BQK-së”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai tha se ka rritje të eksportit dhe shërbimeve. Sipas tij, janë disa faktorë që kanë ndikuar në rritjen ekonomike prej 9.9%.