Java nis e ‘ngrysur’ për valutat kryesore – Rënie e fortë për Paundin britanik

Paundi britanik e ka nisur këtë javë me një rënie të fortë pasi në raport me javën e shkuar është blerë këtë të hënë me 137.8 lekë dhe është shitur me 139.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Dollari amerikan gjithashtu e ka nisur javën negativisht duke regjistruar edhe ai zbritje të kuotës teksa blihet mëngjesin e sotëm me 113.2 lekë dhe shitet me 114.2 lekë krahasuar me javën që lamë pas.

Reklama e sponzorizuar

Monedha europiane ka pësuar edhe ajo një zhvlerësim të kuotës këtë fillim jave pasi në raport me javën e kaluar është blerë mëngjesin e sotëm me 119.4 lekë dhe është shitur me 120 lekë.

Franga zvicerane nuk bën përjashtim pasi edhe ajo ka pësuar një zhvlerësim të kuotës në raport me javën e që lamë pasi duke u blerë sot me 116.5 lekë dhe duke u shitur me 117.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./Scan tv/