Kuvendi i Kosovës, sot, me fillim nga ora 10, pritet ta vazhdojë seancën e djeshme parlamentare, në të cilën u diskutua rreth krizës energjetike, tarifave të reja të propozuara nga ZRRE-ja dhe mbi rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.
Ndërsa sot, në rend dite, Kuvendi ka paraparë këto pika:
1. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-101 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/ L-089 për Deminim Humanitar,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020. /Buletini Ekonomik/