‘Mot i ftohtë’ për valutat kryesore – Rimëkëmbet leku

Monedha europiane ka humbur pikë këtë fillim jave duke u blerë sot me 121 lekë dhe duke u shitur me 121.6 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik ka regjistruar rënie të fortë këtë mëngjes pasi blihet sot me 144 lekë dhe shitet me 145 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Dollari amerikan gjithashtu ka shënuar një zbritje të kuotës këtë të hënë pasi në raport me javën e kaluar blihet sot me 106.7 lekë dhe shitet me 107.5 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor franga zvicerane ka pësuar zhvlerësim mëngjesin e sotëm në raport me monedhën vendase teksa është blerë me 116.5 lekë dhe është shitur me 117.3 lekë.