Në botën Forex-it

Me siguri, kur dëgjojmë WALL STREET na shkon menjëherë mendja tek ekonomia, bursa, aksione, letra me vlerë dhe mbi të gjitha paratë. Afro 400 vite më parë, Wall Street ishte një monopat gjithë llucë, një rrugë në adresën e qytetit të New York, i pozicionuar në drejtim të kishës së Trinitetit.

Sot është një vend tregu ku agjentë, ekonomistë, investitorë apo klientë të financës takohen për të shitur dhe blerë aksione. WALL STREET sot njihet si qendra e botës ekonomike.

Forex në thelb i referohet këmbimit të monedhave, ku ne shesim ose blejmë dhe në bazë të kursit valuator marrim humbje ose fitime. Influencimi më i madh i tregut bëhet nga bankat, institucionet, bizneset, qeveria dhe në fund individët. Për këtë arsye edhe tregu qëndron hapur 24 orë për pesë ditë të javës, ndërsa në fundjavë mbyllet. Njihet ndryshe OTC (Over the Counter). Volumi i tregut kur starton arrin shifrën marramendëse 5.5 trilionë $

Reklama e sponzorizuar

Përse 5.5 Trilionë $?

Sipas statistikave të marra nga FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar) dollari amerikan përfshin +60%  të këmbimit valuator. I njohur ndryshe si mbreti i Forex-it.

Çfarë është Kursi i këmbimit?

Kursi i këmbimit është një koncept ekonomik që paraqet çmimin e një monedhe të caktuar kundrejt një monedhe tjetër. Faktorët që ndikojnë në kursin e këmbimit janë: Inflacioni, Deflacioni, Raportet e bilanceve tregtare, Statistikat e punësimit, Eventet ekonomike, Politika, Norma e GDP-së, etj.

Çfarë është GDP?

GDP është një masë monetare e vlerës së tregut të të gjitha mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në një periudhë të caktuar kohore.

Përse po përkrahet kaq shumë Forex nga të rinjtë dhe jo vetëm?

  1. Është i thjeshtë për t’u tregtuar
  2. I aksesueshëm nga të gjithë
  3. Fitimet janë në kohë reale
  4. Nuk ka limite dhe përballon çdo vlerë që mund të fitohet
  5. Fillon me vlerën minimale 10 $
  6. Nuk Falimenton

Komponentët e tregtimit

  1. Çiftet e monedhave
  2. Brokeri
  3. Analiza Fondamentale
  4. Analiza Teknike
  5. Psikologjia e Tregtimit
  6. Menaxhimi i riskut

Burime informacioni për të gjithë që duan të njohin botën e forex–it

  1. Babypips
  2. Ninja Fx
  3. Forexhero
  4. VisionFx

Mesazh nga eksperienca personale.

Kur të futeni në botën e bursës, mos mendoni në terma të shkurtër, se si do të fitoni para sa më shpejt. Nëse jeni futur me këtë qëllim, shumë shpejt do të pendoheni dhe pastaj do t’i premtoni vetes se nuk do të ktheheni më këtu.

Mendoni në terma afatgjatë se si do të mësoni dhe të bëheni një ekspert i atij qëllimi që vërtet kërkoni të kapni (Liria Financiare).

Nëse shkon në një fast food, t’i duhet të paguash për ushqimin. Nëse kërkon të bësh muskuj duhet të stërvitesh. Nëse të pëlqen ajo vajza në shkollë, mos prit të ndodhë magjia. Ju shkoni në shkollë për vite me radhë për të marrë atë diplomë në fund. Si mundesh të vish këtu dhe të bëhesh i pasur brenda natës?

Më lejoni t’ju them se: “Asgjë nuk të vjen falas dhe kujto se nëse vërtet e do diçka më parë duhet të paguash për të.”

Më pas paratë dhe suksesi do t’ju ndjekin kudo që jeni.