“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” ka transmetuar pjesën e dytë të dokumentarit për largimin e të rinjëve nga Kosova, të titulluar “Zbrazja e Kosovës”.
Largimi i fuqisë punëtore vështirëson në masë të madhe punën e bizneseve që operojnë në vend.
Kështu konsideron edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi.
“Unë e kam ngritur këtë çështje në veren e vitit të kaluar përkatësisht në muajin shtator, kur kemi parë shenja nga matjet e klimes së bizneseve, se një nga barierat që po na shfaqen për të bërë biznes është mungesa e fuqisë punëtore, Kosova e ka problemin e pagës rezervë, që shumë kush e ka një të hyrë që nuk e nxit me kërku vend pune në sektorin privat, gjithmonë pritje të një alternative tjetër që shumë raste mund të jetë punë në sektorin publik apo synim për me shku me punu në vendet e tjera”, tha ai.
Megjithëse parashikimet për largimin e qyteatrëve nga vendi, paraqesin rrezikun e zbrazjes se shtetit nga fuqia punëtore, Rukiqi konsideron se kjo nuk do të ndikoj në mbylljen e bizneseve.
Sipas tij, në një të ardhme të afërt, kompanitë në vend do të detyrohen që punëtorët t’i zëvendësojnë me paisje teknologjike, në mënyrë që të mund të vazhdojnë operimin në treg.
Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: