Valutat kryesore vijojnë ‘pikiatën’ – Forcohet ndjeshëm leku

Dollari amerikan vazhdon të humbasë pikë edhe këtë të martë teksa blihet mëngjesin e sotëm me 106.6 lekë dhe shitet me 107.5 lekë në raport me një ditë më parë!

Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar rënie të vlerës këtë mëngjes pasi krahasuar me ditën e djeshme blihet sot me 143.3 lekë dhe shitet me 144.5 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane blihet sot me 120.9 lekë dhe shitet me 121.5 lekë duke shënuar zbritje të kuotës sërish sikurse edhe ditën e hënë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane referuar tregut valutor të brendshëm ka pësuar edhe ajo rënie të vlerës duke u blerë sot me 116.2 lekë dhe dujke u shitur me 117.1 lekë./SCAN TV/