Rënia e çmimit të lirës, të huajt ia mësyjnë Turqisë për të blerë banesa

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira.

Tregu i pasurive të paluajtshme ishte i fuqishëm në nëntor, shitjet totale u rritën me 59% nga viti në vit në 178,814 shtëpi, sipas Shërbimit Statistikor Turk. Shumica e blerësve të huaj janë iranianë, të ndjekur nga irakianët dhe rusët.

Reklama e sponzorizuar

Lira ra në nivelin më të ulët rekord prej 14.99 kundrejt dollarit dje, që përfaqëson një përgjysmim të vlerës së monedhës këtë vit.

Shitjet e pasurive të paluajtshme për të huajt janë rritur me 39.4% në 11 muajt e parë, ndërsa shitjet totale të shtëpive ranë me 9.2% në 11-mujorin, krahasuar me një vit më parë.

Zona më e njohur për shitjet e shtëpive për të huajt ishte Stambolli, me 2,922 shitje, i ndjekur nga resorti jugor i Antalias dhe kryeqyteti Ankara. /abcnews.al