VV: Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh të mos ketë rritje

Lëvizja Vetëvendosje sot ka rekomanduar që Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) të mos e rrisë çmimin e energjisë elektrike për qytetarët që shpenzojnë deri në 800 kWh.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, sot në një konferencë për media ka thënë se grupi i dytë i konsumatorëve që shpenzojnë nga 800 deri në 1 mijë e 400 kWh të kenë një rritje që do të përcaktohet edhe në bazë të subvencionimit të qeverisë.

Ndërkohë që në bllokun e tretë janë konsumatorët me mbi 1 mijë e 400 kWh të shpenzuara të cilët do të kenë tarifa më të larta, pa përmendur shifër, ndonëse siç thkeson Kusari- Lila dy grupet e para përbëjnë 86 për qind të konsumatorëve të energjisë elektrike.

Reklama e sponzorizuar

Ajo tutje dha 4 rekomandime në të cilat thuhet se:

  1. Të përfshinë ndikimin pozitiv që shkaktohet nga rikthimi i bllok-tarifave progresive në reduktimin e kërkesës për energji elektrike për vitin 2022.
  2. Duke marrë parasysh situatën e rënduar ekonomike të qytetarëve dhe krizën energjetike në tregjet ndërkombëtare të konsiderojë reduktimet e investimeve kapitale përgjatë vitit 2022 në rrjetin e distribucionit sipas modelit që tashmë e zbaton Republika e Shqipërisë.
  3. Duke pasur parasysh që zvogëlimi i humbjeve ka ndikim direkt në zbritjen të çmimit të energjisë elektrike kërkojmë nga ZRRE-ja që ta prezantojë një plan konkret që të parandalojë këtë dukuri negative dhe ndikimin pozitiv që do të arrihet në rastin e zvogëlimit të humbjeve komerciale përfshirë këtu edhe kuadër shqyrtimit të jashtëzakonshëm tarifor.
  4. Duke marrë parasysh faktin që agjencitë e specializuara kanë parashikuar zbritje të çmimit të energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar që nga pranvera e këtij viti kërkojmë nga ZRRE-ja që të konsiderojë një skenar pozitiv të çmimit të energjisë që do të blihen nga importi gjatë llogaritjes të të hyrave të jashtëzakonshme”./Buletini Ekonomik/