Qeveria gjermane ka marrë vendim për ngritjen e pagesës minimale të një ore punë në 12 euro, ka kumtuar qeveria gjermane pas mbledhjes së fundit.
“Nga kjo rritje do të përfitojnë më shumë se 6 milionë qytetarë, para se të gjithash, gratë dhe të punësuarit në lindje të vendit”, ka thënë Ministri i Punës, Hubertus Hail pas mbledhjes së rregullt të kabinetit qeveritar, transmeton agjencia Hina, përcjell Buletini Ekonomik.
Kjo ngritje do të bëhet suksesivisht, gjegjësisht nga qershori, pagesa e një ore pune do të rritet në 10.45 euro, pastaj në tetor do të shkojë në 12 euro.
Qeveria këtë vendim e ka arsyetur me çmimet e ngritura elementare dhe qiranë e banimit në Gjermani./Buletini Ekonomik/