Christina Lagarde: Euro dixhitale nuk do të jetë zëvëndësim i monedhave ekzistuese

Euro është pjesë e identitetit të përbashkët të europianëve dhe euro dixhitale i paralajmëruar nuk do të jetë zëvendësim i monedhave, pos lehtësim i tyre.

Këtë kohë më parë, me rastin e 20 vjetorin e euros e ka thënë kryetarja e Bankës Qendrore Europiane (ECB), Christine Lagarde.

“Euro e ka thjeshtësuar jetën e shumë Europianëve dhe të atyre që studiojnë, udhëtojnë dhe që bëjnë biznes”, ka thënë Lagarde.

Reklama e sponzorizuar

ECB vitin e kaluar ka paralajmëruar se do të nisë projektin e euros dixhitale dhe se do të ridizajnojë valutën e dytë të përdorur më së shumti pas dollarit amerikan.

Euro dixhitale do të jetë para elektronike të cilën do ta emetojë eurosistemi, përkatësisht ECB dhe Bankat Qendrore Nacionale dhe do të mundësohet që ta kenë të gjithë qytetarët dhe ndërmarrjet.

“Euro dixhitale nuk do ta zëvendësojë paranë cash, por do të jetë plotësim i parasë së gatshme”, ka theksuar Lagarde./Buletini Ekonomik/