Kur do të votohet në lexim të dytë Projekligji që mundëson tërheqjen e 10 përqindëshit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi ka paralajmëruar se shumë shpejt do të dërgohet në Kuvend për lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se Komisioni për Buxhet dhe Transfere po punon intensivisht në këtë projektligj.

“Në Komisionin për Buxhet dhe Transfere po punohet intezivisht në Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike i cili po bëhet gati të votohet në lexim të dytë dhe të filloj implementimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në ndihmë bizneseve të atakuara nga Pandemia”, ka shkruar ai.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe, para pak ditësh pas 7 tentativave, Kuvendi i Kosovës e kishte miratuar në lexim të parë këtë projektligj.