Agjencia Kosovare e Privatizimit, e shoqëruar nga Policia e Kosovës kanë shkuar në zyrat e Ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, apo ish-ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”.
Kurse nga ndërmarrja AgroKosova Holding kanë kundërshtuar ta lirojnë objektin.
Dy palët kanë pasur përplasje me fjalë. Në këtë takim ka qenë të pranishëm edhe një numër i madh pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Pronari dhe avokatja e kësaj ndërmarrjeje kanë kërkuar bazën ligjore të AKP-së për këtë veprim, por nga AKP kanë thënë se “duhet të lëshoni sallën”.
“Do të përballeni me ligjin”, ka thënë avokatja e AgroKosova Holding. /EO