Aliu me kritika për ZRRE-në për mënyrën e përcaktimit të të hyrave të lejuara për KEDS dhe KESCO

Sot gjatë mbledhjës së Komisionit për Ekonomi, u diskutua edhe për mënyrën e përcaktimit të të hyrave të lejuara nga operatorët e rregulluar në sektorin e energjisë elektrike.

Ndërkohë që, profesori universitar, Florin Aliu i cili në këtë komision ishte i ftuar si ekspert i kësaj fushe ka thënë se është e paskatë formula që rezulton me 8.3 për qind për të hyrat e lejuara për këto kompani.

Në anën tjetër, kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu duke e kundërshtuar ekpertin Aliu i cilësoj edhe si dezinformata për publikun të dhënat dhe shqetësimin që ai e shprehu.

Reklama e sponzorizuar

Sipas Fejzullahut, 18 vende prej tyre përdorin këtë metodologji që ka marrë ZRRE-ja nga 20 vendet që janë pjesë e Asociacionit Rajonal të Rregullatorëve të Energjisë (ERrA).

“Pra, është një dezinformim i publikut për çështjen e formulës së përcaktimit të të hyrave”, u shpreh Fejzullahu./Buletini Ekonomik/