BE aplikon rregulla të reja për shoferë

Sot ka hyrë në fuqi rregulla e re e BE-së, në të cilën rregullohet tregu i transportit.

Me këto rregulla ka goxha ndryshime për shoferët e kamionëve të cilët transportojnë mallra jashtë shtetit të vet ku e kanë selinë.

Me këto rregulla shoferët duhet të paguhen me pagesën minimale të shtetit nëpër të cilin kalon. Në praktikë nëse një shoferë ta zëmë i një kompanie të regjistruar në Kroaci do të transportonte mall nga Gjermania në Francë, detyrimisht do të duhej të paguhet sipas pagesës minimale të orëve në këto dy shtete dhe jo të mbulohet me pagën e Kroacisë, transmetojnë mediat kroate, përcjell Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

Kjo pagesë nuk ka të bëjë me transportimin nga shteti ku është selia në një shtet fqinj dhe kthim prapa.

Sipas rregullave, shoferët duhet që në parkingun e parë, në rastin e hyrjes në territorin e shtetit tjetër anëtarë të BE-së, të regjistrojnë kalimin dhe të vendosin shënjat e shtetit hyrës. Gjatë këtij muaji, do të fuqizohen edhe rregulla të tjera, ndër to edhe përkufizimi i afatit brenda të cilit shoferët e kamionëve mund të kryejnë veprimtatinë jashtë shtetit amë.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve është ndalimi i praktikës që shoferët nga Polonia, Rumania dhe Bullgaria të transportojnë mall në relacionin ndërmjet dy shteteve anëtare të BE-së dhe të paguajnë shumë më pak në shtetet e veta.

Ndryshimi i rregullave do të favorizojë gjendjen sociale të shoferëve, por gjithsesi do të ndikojë në ngritjen e çmimit të transportit./Buletini Ekonomik/