Çmimet e derivateve në Kosovë shumë të larta, pritet të ketë akoma rritje

Nafta
Fotografi ilustruese

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani, ka thënë se çmimet e derivateve në Kosovë janë të larta dhe paralajmëron që mund të ketë akoma rritje më të madhe ditëve në vazhdim.

Ai për Buletinin Ekonomik ka thënë se aktualisht çmimi i një litre naftë në vend, po sillet nga  1 euro e 27 centë deri në rreth 1 euro e 35 centë, ndërkohë që çmimi i një litre të benzinës është duke u tregtuar nga 1 euro e 29 centë deri në 1 euro e 36 centë.

Sipas tij, ndër arsyet që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të derivative te ne fillimisht është  çmimi i ngritur në berzat ndërkombëtare të karburanteve, por edhe  reduktimi I sasive të prodhimit te shumë prodhues të derivateve, të cilët në një farë mënyre përcaktojnë ecurit e çmimeve në tregjet globale të karburanteve.

Reklama e sponzorizuar

Mirëpo, edhe gjendja tensionuese në mes të Rusisë dhe Ukranës, që janë prodhues dhe konsumues   të mëdhenj të naftës dhe gazit.

Vlerësohet si një nga arsyet e ç’ekulibrimit të ecurive të tregtimit të  derivative të naftës dhe çmimeve enorme të këtyre resurseve.

Berjani tutje tha se edhe pse janë çmimet e larta dhe nuk janë të arsyeshme për gjendjen ekonomike të qytetarëve në vend, Kosova prapë se prapë është duke operuar me çmimet më të lira në krahasim me vendet e rajonit.

Bosnja, Serbia dhe Mali i Zi, siç thekson ai, kanë çmimet më të larta të derivateve sesa Kosova, ndërsa në  Maqedoninë e Veriut, për shkak të  akcizës më të ulët, karburantet tregtohen paksa më lirë se në vendin tonë. Sot në Maqedoninë e Veriut, litra e naftës tregtohet me 1 euro e 21 centë, ndërsa litra e benzinës me 1 euro e 31 centë.

Ndërsa në Shqipëri, aktualisht një litër naftë kushton 1 euro e 56 centë, ndërkohë që çmimi i një litre të bezninës shkon në 1 euro e 58 centë. Ndryshe, kjo rritje e çmimit të derivateve ka filluar që nga muajt e fundit të vitit 2021, me ç’rast nga muaji tetor është vërejtur një rritje graduale e çmimeve të karburanteve në vendin tonë.

Sipas Berjanit, përkundër lëvizshmërisë së ndjeshme të çmimeve,  rezervat e derivateve në Kosovë, tani për tani,  janë të mjaftueshme. (Blendrita Avdiu)/Buletini Ekonomik/