MINTI zgjat afatin për aplikim në grantet për energji të pastër deri më 9 gusht

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka njoftuar se është shtyrë afati për aplikim në Skemën e Granteve për Energji të Pastër – Faza 2.

Sipas njoftimit, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme do të mund të aplikojnë deri më 9 gusht 2026, në orën 24:00.

MINTI bën të ditur se vendimi për shtyrjen e afatit është marrë për t’u dhënë bizneseve kohë shtesë për përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm, me synim rritjen e pjesëmarrjes në këtë skemë mbështetëse.

Institucioni thekson se të gjitha kushtet, kriteret dhe dokumentacioni i kërkuar për aplikim mbeten të pandryshuara, sipas Thirrjes Publike të publikuar më 7 korrik 2026.

Aplikimi vazhdon të realizohet përmes platformës eKosova, ndërsa informatat shtesë dhe dokumentacioni përkatës janë të disponueshme në faqen zyrtare të KIESA-s.

Për më shumë informata, gjeni të bashkangjitur vegëzat e nevojshme: https://kiesa.rksgov.net/Page.aspx?id=1,5,1165

Të gjitha kushtet, kriteret dhe dokumentacioni i kërkuar për aplikim mbeten të pandryshuara, sipas Thirrjes Publike të publikuar 07/07/2026, aplikimi bëhet përmes platformës eKosova: https://ekosova.rks-gov.net.

LEXO MË SHUMË: 

Balkan Green Foundation: Kosova mbetet e fundit në rajon për kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme