Ardhja me të madhe e mërgimtarëve për fundvit u solli bereqet bizneseve. Kjo ndikoi edhe në kuletën e shtetit.
Administrata Tatimore e Kosovës, në janar, ka mbledhur mbi 81.1 milionë euro, duke tejkaluar për 8 milionë planin e të hyrave mujore.
“Në krahasim me vitin e kaluar, kemi 17 milionë euro të hyra më tepër”, thotë drejtori Ilir Murtezaj, njofton Klan Kosova.
Faktor tjetër në mbledhjen e tatimeve, sipas tij, është edhe lufta ndaj ekonomisë joformale.
Mirëpo, në Odën e Afarizmit besojnë se këtu ka ndikuar edhe ngritja e çmimit të produkteve.
Të hyrat nga tatimet mund të dobësohen për shkak të pandemisë. Por, Murtezaj sugjeron që qeveria të jetë e vëmendshme kur merr masa në sektorin ekonomik.
“Aty ku nuk ka risqe për shëndet publik, të kemi kujdes në masat, të cilat mund të prodhojnë edhe pasoja në kuptimin e performancës së institucionit por edhe komunitetit të biznesit”, thotë ai.
Megjithatë, masat e deritashme, sipas Krasniqit, tashmë vetëm kanë shfaqur efekte negative.
“Largim të madh të një pjese të punëtorëve si rezultat i vendimeve të shpejta të qeverisë për kufizim të lëvizjeve”, tregon Krasniqi nga OAK.
Objektivat e shtetit për mbledhjen e tatimeve sivjet kapin vlerën 680.4 milionë euro.