Dollari vijon tejkalimin e euros

Dollari amerikan po e mbyll javën në pozita më të forta ndaj monedhës europiane.

Në pikat e këmbimit valuator një dollar blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 118.8 lekë. Ndërsa euro vijoi me rënien. Një euro u ble të premten 116.1 lekë dhe shitet me 116.8.

Rënia ka shënuar edhe Paundi britanik. Ai u ble 132 lekë dhe shitet 134 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane ndërkohë është shfaqur e qëndrueshme, duke u blerë 120 lekë dhe shitur 121.1 lekë.

Vlerësimi i dollarit amerikan është një fenomen ndërkombëtar, i cili u vërejt muajt e fundit, si efekt i zhvillimeve të tregut, pas pandemisë dhe në kushtet e konfliktit Rusi-Ukrainë.