Dobësohen valutat kryesore përballë lekut

Monedha europiane ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës këtë të mërkurë pasi në raport me dje është blerë sot me 120.9 lekë dhe është shitur me 121.4 lekë.

Ndërkaq edhe Paundi britanik ka regjistruar rënie të kuotës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën e djeshme blihet sot me 144.2 lekë dhe shitet m e145.3 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Dollari amerikan nuk ka shënuar luhatje të vlerës këtë mëngjes duke ruajtur po të njëjtat kuota sikurse edhe një ditë më parë teksa shitet sërish me 106.6 lekë dhe blihet me 107.3 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane ka humbur pikë këtë të mërkurë pasi krahasuar me ditën e martë është blerë sot me 115.3 lekë dhe është shitur me 16.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/