Egjipti do të regullojë 10 kilometra shtesë të Kanalit të Suezit për qarkullim të trafikut të dyanshëm, dhe 30 kilometra të këtij kanali do të zgjerohen dhe do të bëhet thellimi i shtratit të tij.
Këtë e ka paralajmëruar kryetari i administratës së kanalit të Suezit, Osama Rabie.
“Do të kushtonte shumë zgjerimi i terësishëm. 190 kilometra sa është kanali i gjatë dhe që ndërlidhë Detin e Kuq me Mediteranin është gjatësi goxha e kushtueshme, por pjesa që e bënë të mundshëm qarkullimin dynashëm duhet të zgjerohet nga 75 kilometra sa janë sot në 85”, ka saktësuar Rabie./Buletini Ekonomik/