FMN paralajmëron krizë ekonomike globale

Fondi Monetar Ndërkombëtar- FMN

Sipas FMN vazhdimi i luftimeve “shton rreziqet ekonomike për rajonin dhe botën”.

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, paralajmëroi të enjten se konflikti në Ukrainë do të ketë pasoja për rimëkëmbjen ekonomike globale, përcjell Albinfo.ch.

Reklama e sponzorizuar

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Georgieva tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” për ndikimin që këto veprime ushtarake mund të kenë ndaj popullit të Ukrainës dhe se vazhdimi i luftimeve “shton rreziqet ekonomike për rajonin dhe botën”.

FMN-ja tha se po vazhdon të vlerësojë ndikimin ekonomik, por do të jetë “e gatshme të ndihmojë shtetet anëtare nëse është e nevojshme”.

FMN-ja është në proces të dërgesave prej 2.2 miliardë dollarësh që i janë ndarë si ndihmë Ukrainës. Georgieva, siç transmeton Tch, tha se FMN-ja mund të ofrojë ndihmë edhe për shtetet e tjera që do të ndikohen nga konflikti në Ukrainë.