Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës janë ratifikuar dy marrëveshjet e shumëpërfolura mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ato kanë të bëjnë me sigurimet shoqërore mes shtetasve të të dyja vendeve, si dhe me lehtësirat e paralajmëruara doganore.
Deputetët me 82 vota për, miratuan ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.
Gjithashtu, nga deputetët e Kuvendit u ratifikua edhe Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe të kontrollit të hyrje-daljes së mallrave.











