Java mbyllet negativisht për valutat kryesore: Rënie drastike e Dollarit, Paundit dhe Frangës!

Paundi britanik ka pësuar një rënie të fortë krahasuar me ditën e djeshme pasi blihet sot me 142.8 lekë dhe shitet me 143.8 lekë më një rënie prej gati 2 pikë.

Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar një rënie drastike në raport me ditën e enjte pasi është blerë sot me 105.4 lekë dhe është shitur me 106.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane ka shënuar edhe ajo një zbritje të kuotës këtë mëngjes pasi krahasuar me ditën e djeshme blihet sot me 114 lekë dhe shitet me 115.7 lekë.

Monedha europiane është e vetmja valutë që nuk ka pasur luhatje të vlerës duke vijuar edhe sot të blihet me 121 lekë dhe të shitet me 121.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/