Historike, Euron dhe Dollarin i ndan më pak se gjysmë centi nga barazimi

Për herë të parë në 20 vjet, valutat Euro dhe Dollar janë afër barazimit. Më pak se gjysmë centi i ndan nga të vlejturit një për një.

Aktualisht, një Euro vlen rreth 1.00407 Dollar amerikan.

Reklama e sponzorizuar
Euro është duke shënuar rënie të shpejtë të vlerës. Që nga fillimviti ka rënë për 12 për qind, shkruan Gazeta Express.

Frika nga recesioni, nga inflaconi i lartë dhe pasiguria për furnizimet me energji elektrike si pasojë e luftës në Ukrainë, kanë tronditur valutën e Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian, që varej me 40 për qind të furnizimeve të gazit nga rrjedhat ruse para luftës, është duke u përpjekur që ta zbus varësinë nga nafta dhe gazi rus. Njëkohësisht, Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz për disa shtete të BE-së dhe së fundmi furnizimin ia ka ulur edhe Gjermanisë për 60%.

Kriza energjetike i ndihmon po ashtu ngadalësimit të ekonomisë, që ka ngritur dyshime nëse Banka Qendrore e Evropës mund t’i përgjigjet në mënyrë adekukate inflacionit në progres.

Banka ka njoftuar së fundmi se do t’i rris normat e interes këtë muaj për herë të parë nga viti 2011, përderisa norma e inflacionit në eurozonë qëndron në 8.6 për qind.