Kosova lëshon lejeqëndrimet me afat 5-vjeçar për shtetasit e Shqipërisë

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka shpërndarë lejeqëndrimet e para pesëvjeçare për shtetasit e Shqipërisë.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka shpërndarë lejeqëndrimet bazuar në marrëveshjen mes Kosovës e Shqipërisë të arritur më 26 nëntor në mbledhjen e përbashkët.

Kjo marrëveshje u nënshkrua me vullnetin e përbashkët për sigurimin e një perspektive më të mirë për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, me qëllim për të thjeshtësuar procedurat dhe lehtësuar jetën e shtetasve të të dy vendeve.

Reklama e sponzorizuar

“Me këtë marrëveshje, shtetasit e dy vendeve përfitojnë lejeqëndrimin e përkohshëm me afat pesëvjeçar dhe kanë lehtësim të theksuar të kritereve për pajisje me lejeqëndrim, me vetëm një dokument udhëtimi dhe deklarim adrese, ulje të theksuar të tarifave të shërbimeve. Ky është edhe një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve”, thuhet nga MPB-ja.

Në bazë të marrëveshjes dypalëshe ndërkombëtare me Republikën e Shqipërisë, për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e lejeqendrimit të përkohshëm e nënshkruar me datë 26.11.2021 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Elbasan.

Me këtë marrëveshje, shtetasit e dy vendeve përfitojnë lejeqëndrimin e përkohshëm me afat pesëvjeçar (deri tani ishte me afat njëvjeçar ku shtetasit duhej të ri-aplikonin për çdo vit) dhe kanë lehtësim të theksuar të kritereve për pajisje me lejeqëndrim, me vetëm një dokument udhëtimi dhe deklarim adrese, ulje të theksuar të tarifave të shërbimeve.

Ky është edhe një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve.