Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka lehtësuar kriterin për programin e borxheve të grumbulluara për sektorin e amviserisë dhe bizneseve për të ju shmangur procedurave.
Më anë të një njoftimi në facebook thuhet se amvisërisa duhet të paguaj vetëm 10% të borxhit total, ndërkohë që pjesën tjetër mund ta riprogramoje për 36 muaj, ndërkaq bizneset mund të paguajnë vetëm 20% të borxhit total, ku pjesën tjetër mund ta riprogramoje për 24 muaj.
“Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësor, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi. Në mënyrë që të ju ofrohet ky shërbim cilësor kërkohet nga ju që, të përmbushni obligimin tuaj ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit”, thuhet në njoftimin e tyre./Buletini Ekonomik/