Monedha europiane vijon edhe sot të ruaj të njëjtat vlera sikurse edhe një ditë më parë teksa blihet sot me 121 lekë dhe shitet me 121.6 lekë njësoj si dje.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Franga zvicerane nuk ka pësuar luhatje të kuotës këtë mëngjes pasi vazhdon sikurse edhe dje të blihet me 114.2 lekë dhe të shitet m e115.1 lekë.
Paundi britanik ka rikuperuar pikë mëngjesin e sotëm teksa është blerë me 142.9 lekë dhe është shitur me 144 lekë në raport me ditën e hënë.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës pasi blihet sot me 106 lekë dhe shitet me 106.8 lekë në raport me ditën e djeshme./SCAN TV/