Maqedonia e Veriut fillon ndërtimin e linjës 17.2 milionë euroshe të transmisionit drejt Shqipërisë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se ka filluar ndërtimin e linjës 400-kilovoltëshe të transmetimit në drejtim të Shqipërisë, në vlerë prej 17.2 milion eurosh.

Pjesa e linjës së re të transmisionit në Maqedoni të Veriut është pjesë e një projekti rajonal të ndërlidhjes energjetike ndërmjet qytetit të Manastirit dhe atë të Elbasanit në Shqipëri. Vlera e përgjithshme e projektit është 50 milion euro.

Për momentin, Maqedonia e Veriut ka lidhje interkonektive në nivelin 400 kilovoltësh me Greqinë, Serbinë, Kosovën dhe Bullgarinë.

Reklama e sponzorizuar

Maqedonia e Veriut tashmë ka filluar ndërtimin e nënstacionit energjetik 400/110 kV afër qytetit të Ohrit si pjesë e këtij projekti. Operatori i sistemit të transmisionit në këtë vend, MEPSO, ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë nga Bosna – Energoinvest, për ndërtimin e linjës së transmisionit ndërmjet Manastirit dhe Elbasanit në shkurt të vitit 2020.

I gjithë projekti përkrahet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), që ka dhuruar kredi prej 37 milion eurosh, si dhe Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF), që ka dhuruar grant prej 12 milion eurosh për projektin.