Monedha europiane e ka nisur javën në vlera konstante në raport me javën e kaluar pasi vijon edhe këtë të hënë të blihet sërish me 121 lekë dhe të shitet me 121.5 lekë.
Edhe Dollari amerikan nuk ka regjistruar lëvizje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi vazhdon edhe sot të blihet njësoj sikurse edhe javën që lamë pas me 106.4 lekë dhe të shitet me 107.2 lekë.
Paundi britanik gjithashtu nuk ka pësuar luhatje të kuotës teksa vijon edhe sot të blihet me 144.3 lekë dhe të shitet me 145.3 lekë sikurse javën që shkoi sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane nuk bën përjashtim duke mos pasur as ajo luhatje përballë monedhës vendase duke vijuar këtë fillim jave të blihet sërish me 115.2 lekë dhe të shitet me 116.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/