Shteti i Mbretërisë së Bashkuar, Uells ka bërë thirrje për një provë “pioniere” të javës 4-ditore të punës me pagë të plotë e cila sipas raporteve më të fundit në vend do të promovonte një ekuilibër më të shëndetshëm punë-jetë dhe do të rriste produktivitetin, si dhe do të krijonte gati 38,000 vende pune dhe do të reduktonte gjurmën e karbonit në vend.
Sipas ekspertëve ndikimi i COVID-19 në punësimin dhe shëndetin mendor nënkupton se është koha e përsosur për të provuar një mënyrë alternative të punës. Raporti më i fundit, i autorizuar nga instituti i mendimit Autonomy, i bën thirrje qeverisë së Uellsit të fillojë duke zhvilluar një provë të një jave katër-ditore pa ulje të pagave në të gjithë sektorin publik të vendit.
Punëtorët e sektorit publik përbëjnë mbi një të katërtën e të punësuarve në shumë pjesë të Uellsit. Ata raportojnë nivele më të larta të mungesës nga puna se mesatarja, thuhet në raport, me stresin, punën e tepërt dhe shëndetin e dobët mendor që zakonisht fajësohen.
Qeveria e Uellsit duhet gjithashtu të inkurajojë bizneset private që të marrin pjesë, rekomandoi raporti dhe duhet të punojë me sindikatat për t’i ndihmuar ata të negociojnë orë më të shkurtra pune në një gamë të gjerë industrish.
Një provë që mbulon të gjithë punonjësit e sektorit publik të Uellsit do të kushtonte rreth 1 miliard £ (1.2 miliardë euro), thuhej në raport, afërsisht e barabartë me 2.5% të shpenzimeve publike vjetore të Uellsit ose 0.1% të buxhetit vjetor të shpenzimeve publike të MB./SCAN TV/